Ky aktor do luaj rolin e djalit të “Normës” dhe ”Huanit”

Telenovela e famshme“Pasioneve të Fshehta” do të vazhdojë sezonin e dytë me të njëjtin kast dhe fytyra të reja, në një rrëfim me vëllezërit Reyes dhe motrat Elizondo.

Sezoni i dytë i serialit “Pasionet e Fshehta” do të rikthejë yjet si: Mario Cimarro, Danna Garcia, Juan Alfonso Baptista, Natasha Klauss dhe Paola Rey. Gjithashtu do të bashkohen edhe Zharick Leen, Kristina Lilley, Carmenza Gonzalez dhe Tatiana Jauregui e gjithashtu do t’i bashkohen aktorët Bernardo Flores, Sebastian Osorio dhe Juan Manuel Restrepo.
Nga ana tjetër do të ketë edhe protagonistë të tjerë të ri në rolet e fëmijëve të personazheve kryesore.
Në pjesën e parë të serialit keni parë djalin e ”Normes” dhe ”Huanit’ Juan David si bebe. Tani në sezonin e dytë, ai është rritur dhe është një djalë i pashëm që do të pushtojë zemrat e shikuesve.
Rolin e djalit e luan aktori meksikan, Bernardo Flores 24 vjeçar.



Sezoni i dytë i serialit “Pasionet e Fshehta” do të fillojë më 14 shkurt.Ky serial po rikthehet pas gati dy dekadash me vazhdimin e historisë që magjepsi shikuesit midis tetorit 2003 dhe korrikut 2004 në transmetimin e tij të parë./21Media

Back to top button