Ky është adoleshenti që ka gojën më të madhe në botë

Për shumicën e njerëzve, të akuzohen që kanë gojë të madhe do të ishte fyerje. Por, për Isaac Johnson, është një kompliment. Në fakt, ai zyrtarisht ka gojën më të madhe në botë, për herë të dytë, sepse ka hyrë në librin e rekordeve, Guinness.
Isaac Johnson fillimisht e kishte arritur rekordin në vitin 2019, kur hapja e gojës së 14-vjeçarit të atëhershëm ka qenë 3.67 inç, por ai e ka humbur rekordin ndaj një adoleshenteje nga Pensilvania, vetëm disa muaj më vonë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell rtv21.tv
Johnson tani ka rimarrë rekordin pasi goja e tij është katër inç.
“Unë mendoj se thjesht u rrit me kalimin e kohës ndërsa unë u rrita. Ndoshta duke e bërë atë, duke hapur gojën time… Ndoshta edhe kjo ndihmoi”, tha 16 vjeçari për KMSP-TV.
Johnson tha se ai është ftuar të shfaqet në një shfaqje televizive për mbajtësit e rekordeve botërore Guinness në Itali, në vitin e ardhshëm.
“Ka qenë një përvojë e mahnitshme, e paharrueshme që unë jam shumë me fat që kam një gojë të madhe”, shtoi tutje Johnson./21Media

Back to top button