Ky është transferimi i ri i Milanit

Përmes një komunikate zyrtare, Milani e ka konfirmuar transferimin e Luca Romeros si lojtarë i lirë.

Mesfushori argjentinas ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Milanin, e cila do ta mbajë atë në “San Siro” deri më 30 qershor të vitit 2027.

Romero e filloi karrierën e tij në akademinë e Mallorcas ndërsa debutimin e tij si futbollist profesionist e bëri në qershor të vitit 2020.

Më pas, Romero kaloi në Itali për t’iu bashkuar Lazios në vitin 2021 ku ai bëri 21 paraqitje dhe shënoi një gol.

Romero do ta mbajë numrin 18 në fanellën e tij te Milani.

Back to top button