Ky shtet ndalon ndërtimin e ndërtesave super të larta
Qeveria kineze ka marrë vendimin për të ndaluar ndërtimin e pallateve “super të larta” në qytetet e vogla.
Sipas ligjit të ri, qytetet me popullsi më pak se 3 milionë njerëz do të kufizohen nga ndërtimi i ndërtesave më të lartë se 150 metra.
Qytetet me popullsi më të madhe se kaq do të kufizohen nga ndërtesat më të larta se 250 metra. Ndërkohë, prej kohësh Kina ka ndaluar ndërtimin e pallateve më të larta se 500 metra, transmeton rtv21.tv.
Sipas rregullave të reja, ata që miratojnë projekte që shkelin këto rregulla të reja do të mbajnë “përgjegjësi të përjetshme”.
Vendi është shtëpia e disa prej ndërtesave më të larta në botë, duke përfshirë Kullën e Shangait, e cila ka 128 kate./21Media