Policia deklarohet për kërcënimin ndaj Kurtit: Nuk pati njësi speciale

Policia e Kosovës është deklaruar një ditë pas kërcënimit ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Njoftuan se pas pranimit të informacioneve lidhur me kërcënimin, menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo hetimore.
Policia e Kosovës konfirmon se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtarë të njësive speciale.
“Fillimisht Policia e Kosovës, ka shtuar masat e sigurisë personale të kryeministrit përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të kryeministrit. Policia e Kosovës konfirmon se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtarë të njësive speciale. Lidhur me rastin menjëherë janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar, përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës zotohet se do të vazhdojë angazhimin drejt ofrimit të sigurisë ndaj personaliteteve të vendit dhe qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe hetimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve./21Media

Back to top button