Lacazette e feston shqip golin e Xhakës kundër Tottenham

Në fitoren e sotme të Arsenalit ndaj Tottenhamit kontribuoi edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili me golin e tij e vulosi fitoren 3:1 të Arsenalit.
Golit të Xhakës veçse i janë gëzuar tifozët e Arsenalit dhe ata shqiptarë, edhe një ish-bashkëlojtarë i tij i është gëzuar.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Lyonit, Alexander Lacazette, i cili pas golit të Xhakës ka reaguar në “Instagram” në gjuhen shqipe.
“Vllau Jeeeem!!!”, reagoi Lacazette në “Instagram”./21Media

 

Back to top button