Lajçak: Asociacioni nuk e dobëson Kosovën

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të shihet nga Kosova si dobësim i funksionalitetit të saj.
Lajçak ka thënë se janë 16 modele ekzistuese funksionale që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.
Lajçak në një intervistë për “Atlantic Council” ka thënë se “Nuk duhet të kemi frik nga diçka që s’është ende në agjendë, në procesin e dialogut. Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta. Asnjëra palë s’mund të imponojë vullnetin e saj ndaj palës tjetër kundër vullnetit të saj”.
Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se Asociacioni mund të bëhet por se duhet marrë parasysh gjetjet e saj. Sipas tij, këto parametra duhet të definohen në dialog. Lajçaku ka përsëritur se Asociacioni është obligim ekzistues që e pret Kosovën që 10 vjet për implementim. E ka vlerësuar këtë çështje si diçka që mund të bëhet, edhe pse ka shtuar se e sheh si sfidë.
Tutje Lajçaku e ka vlerësuar lartë pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për përmbajtjen e Planit evropian të hënën. Ai ka thënë se tash u takon palëve të merren vesh se si të implementohet propozimi./21Media

Back to top button