Lajçak: Borrell është i rreptë por i drejtë

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka thënë se Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell është i rreptë por, siç tha ai është i drejtë në raport me Kosovën dhe Serbinë.
Këtë Lajçak e ka thënë në një konferencë për media që e mbajtën në Kosovë bashkë me përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak dhe Escobar kanë ardhur të hënën në Kosovë ku edhe janë takuar me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin.
Ndërsa, dje Escobar dhe Lajçak janë takuar edhe me krerët e opozitës./21Media

Back to top button