Roja “përmirëson” punën e artistes, figurave ua shtoi sytë
Një pikturë me vlerë 740,000 funte është shkatërruar pasi një roje sigurie ka vizatoi dy palë sy mbi figurat në ditën e tij të parë në punë.
Piktura e artistes Anna Leporskaya, e quajtur “Three Figures”, u ekspozua në një ekspozitë të artit abstrakt në Qendrën Yeltsin në qytetin e Yekaterinburg, në Rusi .
Gardiani në të 60-at thuhet se ishte ‘i mërzitur’ dhe përfundoi duke gërvishtur sytë me një stilolaps, transmeton rtv21.tv.
Policia ka nisur një hetim për vandalizëm, i cili vjen me një gjobë prej 395 funte ose një vit burgim për punë korrektuese.
Ekspertët shpresojnë se pjesa mund të rikthehet në lavdinë e saj të mëparshme pa ndonjë dëmtim afatgjatë.
Kostoja e vlerësuar e punës së restaurimit është 2470 funte.
Artistja origjinale Leporskaya ndërroi jetë në vitin 1982 në moshën 82-vjeçare dhe gjatë jetës së saj punoi me një numër artistësh avangardë.
Galeria lëshoi një deklaratë mbi vandalizmin në fillim të kësaj jave.
“Ju informojmë se gjatë hetimit, u identifikua personi që pikturoi sytë në figurat në pikturën e Anna Leporskaya – ky është një punonjës i një organizate private sigurie që kryen aktivitete sigurie të Qendrës Yeltsin./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?