Lajçak: E kemi një plan, e diskutuam me Kurtin

(Lajm i përditësuar)


I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirolav Lajçak, ka thënë se BE-ja e ka një plan se si të vazhdohet me procesin e dialogut.

Për këtë ai ka bërë të ditur se kanë biseduar në takimin e së shtunës me kryeministrin Albin Kurti, megjithatë ka shtuar se nuk mund të japë më shumë detaje.

“Gjithmonë kemi një plan, pra po kemi një plan. E kemi diskutuar me kryeministrin Kurti dhe do ta diskutojmë me presidentin Vuçiq. Nuk mund të hyjë në hollësi në këtë moment”, është shprehur Lajçak.


Lajçak: Pa Asociacion, Kosova s’do të ketë progres

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti sot në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të fillojë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Tash ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën evropiane”, tha Lajçak.

“E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona shpejt. Do të vazhdojmë në Beograd ku do të takojmë presidentin Vuçiq”, tha ai tutje në një konferencë për media pas takimit.


Nis takimi i diplomatëve perëndimor me kryeministrin Kurti

Pesë diplomatët perëndimorë kanë arritur në Qeverinë e Kosovës.

Ata priten nga kryeministri Albin Kurti për, siç është thënë, ringjalljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi është paraparë të zhvillohet në ora 10:00.


Pesëshja diplomatike sot në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga ora 10:00 do të pres në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar, bashkë me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Ndryshe, një ditë para vizitës së diplomatëve perëndimorë, Kurti ka thënë se të shtunën do ta kuptojë kërkesën dhe atë që do të ofrojnë përfaqësuesit euro-amerikanë.

Ai sërish e ka vënë theksin te siguria në vend, pa të cilën ka thënë se s’mund të ketë normalizim raportesh me Serbinë.

Pas vizitës që pesë emisarët do ta kenë në Kosovë, ata pritet që menjëherë ta vizitojnë edhe shtetin e Serbisë./21Media

Back to top button