Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak i njoftoi për dialogun përfaqësuesit e vendeve që nuk e njohën Kosovën

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirolav Lajçak është takuar me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.
Siç ka njoftuar, Lajçak në Twitter me përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës, ka biseduar për çështjen e dialogut dhe përshpejtimin e procesit.
“Unë u takova me Jose Manuel Albares për ta informuar për gjendjen e dialogut. Ne kemi nevojë për përparim të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik”.


Kurse, ministrin e Jashtëm sllovak Rastislav Kaç, Lajçak tha se e informoi për vizitën e tij të fundit në Prishtinë de Beograd, si dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. ”E vlerësoj mbështetjen e fortë për të ardhmen e rajonit”, shkroi ai.
Lajçak u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides.
“Përshëndes diskutimin e ngrohtë, miqësor dhe të hapur me Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides. Ishte shumë e dobishme të diskutonim zhvillimet e fundit në dialog dhe të shkëmbejmë pikëpamjet tona,” shkroi ai.
Këto takime të Lajçak erdhën pas vizitës që ky i fundit zhvilloi në Kosovë dhe Serbi ./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button