PDK-ja i përgjigjet VV-së: Çka ka Albini, kallëzon Martini

Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka publikuar një video që flet për “aferën”, e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
PDK-ja akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po e mbron ambasadorin Berishaj, derisa tha se “e vërteta nuk do të mund të fshihet”.
PDK-ja shkroi për mediat sllovene që raportuan për tërheqjen e mbi 600 mijë eurove të Berishajt, nga llogaria e kompanisë së Berishajt “MB Consulting”.
PDK-ja tha se paratë Berishaj i kishte marrë nga kompania GEN, me degë në Beograd të Serbisë.
“Ambasadori Berishaj nuk u shkarkua, nuk u soll para drejtësisë në Kosovë. Ai u mor në mbrojtje nga kryeministri Kurti”, thuhet në videon e PDK-së.
Në prill të vitit të kaluar, ambasadori Berishaj akuzohej nga mediat në Lubjanë se është përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni.

Lëvizja Vetëvendosje në një tjetër video të publikuar sot në “Facebook” është marrë me infrastrukturën rrugore dhe projektet e ngelura nga qeveritë e kaluara. Vetëvendosje ka thënë ka thënë se në aksin Kiev-Zahaq, të rrugës Prishtinë-Pejë, ishte planifikuar “plaçkitje e madhe e buxhetit, por u parandalua nga Qeveria Kurti”./21Media
 

Back to top button