Lajçak me porosi për dialogun

Lajçak beson se çështja e dialogut do të përmbyllet në mandatin Kurti-Osmani

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Prishtinë dha disa porosi për procesin e dialogut. Pas takimit me presidentën në detyrë, Vjosa Osmani Lajçak tha se BE-ja dhe ShBA-ja presin vazhdimin e këtij procesi dhe që spektri politik në Kosovë të jetë unik në këtë temë.
Lajçak tha se beson që dialogu do të përmbyllet në mandatin e Kurtit dhe Omanit.
Në anën tjetër presidentja në detyrë Vjosa Osmani, deklaroi se procesi i dialogut duhet të rishikohet.(Përgatiti: Donika Osmani, kamera: Lulzim Fana)./21Media

Back to top button