Lajçak paralajmëron bisedime mes ekipeve të negociatorëve Kosovë-Serbi javëve në vijim

Emisari i Bashkimit Evropian për procesin e dialogut, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar diskutime mes ekipeve të negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për javët në vazhdim.

Lajçak në një postim në Facebook ka deklaruar se javën e kaluar në bisedimet që i pati me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit për dialogun arritën njëfarë progresi.

“Përderisa kjo javë nis me pikat e tjera të mandatit tim, java e kaluar ishte tërësisht e fokusuar në atë kryesoren – dialogun për normalizim. E nisa duke pritur kryenegociatorët për një raund tjetër të negociatave të dialogut në Bruksel”, ka shkruar ndër tjera Lajçak./21Media

Back to top button