Ngjarjet e datës 22 maj
09:00
Akademia Diplomatike, në kuadër të MPJD-së, hap edicionin e nëntë të Shkollës Pranverore Diplomatike. Në hapje merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. (Hotel “Venus”)
09:30
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, cakton prioritetet me të cilat shteti duhet t’i përmbushë pas përfshirjes së Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi tё Kufizuar, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N506)
10:00
Në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Qendra Korrektuese e Dubravës)
11:30Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, N302)
13:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
15:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters. Pas takimit do të ketë deklarim për medie. (Ndërtesa e Qeverisë)
18:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të ‘’Javës së Bibliotekës’’, merr pjesë në hapjen e Bibliotekës së Adem Demaçit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)