Lajçak: Pres të punoj me qeverinë e ardhshme për dialogun

 

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka komentuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë.

Lajçak ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit institucionet e Kosovës dhe partitë politike treguar pjekuri.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e Dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Sipas numërimeve të bëra nga KQZ-ja deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.17% të votave. Ndërkohë,e dyta është PDK me 17.35% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.18% të votave./21Media

Back to top button