Lajçak takohet me Mustafën, flasin për dialogun

 

Sot, kryetari i dorëhequr i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,  Miroslav Lajçak.

Kryetari Mustafa e falënderoi Lajçak për bashkëpunimin dhe e njoftoj rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë.

“Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv, që do sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociushëm. Ndërsa, orientimi ynë mbetet ruatja dhe kultivimi i parneritetit me aleatët tonë perendimor.”, citohet të ketë thënë Mustafa.

Gjatë ditës, Lajçak takoi ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn. Ditën e djeshme, Lajçak takoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin./21Media

Back to top button