Lajçak takohet me Vuçiqin, paralajmëron zhvillime të reja në dialog

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak sot është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak përmes një njoftimi në Twitter ka njoftuar se ka pasur një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Vuçiqin.

“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë. Shumë për të ndjekur pas takimeve të mia këtë javë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Kurse, dje në Austri Lajçak është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./21Media

Back to top button