LSDM i anuloi mbledhjet ku duhej të vendosej për dorëheqjen e Zaevit

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka anuluar të gjitha mbledhjet e parapara për sot.
Mbledhja e Kryesisë qendrore dhe ekzekutive nuk do të mbahet sonte, siç ishte paraparë, kjo për shkak të tragjedisë në Bullgari, kanë njoftuar nga kjo parti.
Në këto mbledhje duhej të vendosej për dorëheqjen e liderit të partisë, Zoran Zaev, transmeton TV21.
Ndërkaq, mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.
Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./TV21

Back to top button