Lajçak thotë se pati diskutime intensive me Vuçiqin

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se si shkoi takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak thotë se patën diskutime intensive me Vuçiqin, për çështen e negociatave, drejt normalizimit të marrëdhënieve.
”Ne folëm për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve, përpara vizitës së përbashkët në Kosovë dhe Serbi, këtë të premte”, ka shkruar ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?