Trump: Shpejt do të shpall vendimin për mbrojtjen e klimës

Trump nuk pranoi të tregojë cili është vendimi i tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u tha gazetarëve se shumë shpejt do të bëjë të ditur vendimin e tij, nëse do të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja Parisit për mbrojtjen e klimës.

Këtë deklaratë Trump e bëri në Zyrën Ovale të Shtëpisë e Bardhë, deri sa u pyet nga një gazetar për këtë çështje.

Trump ka thënë se për këtë çështje ka dëgjuar shumë mendime, por dhe kundër, por nuk pranoi të tregojë cili është vendimi i tij që do të marrë./21Media

Back to top button