Lajçaku dorëzon në Kosovë dhe Serbi versionin e ri të propozimit për dialogun

(Lajm i përditësuar)
Lajçaku dorëzon në Kosovë dhe Serbi versionin e ri të propozimit për dialogun
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi se është përditësuar propozimi evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe ndryshimet e bëra në dokument u janë prezantuar palëve.
“Versioni i fundit i tekstit është dërguar dje në Beograd dhe sot në Kosovë. Ato duhet të angazhohen tani në një diskutim serioz, sepse ky është një moment, ku ka një mundësi të madhe”, tha Borrell.
Propozimi i BE-së për Kosovën dhe Serbinë, Scholz konfirmon ndryshimet
Drafti i ri i propozimit u është prezantuar palëve nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili të hënën ka qëndruar në Beograd, e të martën në Prishtinë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka konfirmuar se Kosovës dhe Serbisë i është dorëzuar versioni i fundit i propozimit të ri për marrëveshje.
“Sa i përket pyetjes së propozimeve për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është e vërtetë që i kemi zhvilluar. Gjermania është angazhuar intensivisht me Komisionin dhe Francën, që është një herë të organizohet një përparim. Për këtë nuk është befasi që qëndrojmë prapa propozimeve, që janë dakorduar ngushtë dhe janë zhvilluar”, ka thënë Scholz.
Ndërkaq sot, në Tiranë u mbajt Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor./21Media

Back to top button