Krasniqi: Kryeministri po hesht për situatën në veri, fol kryeministër

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me situatën në veri, ku ka thënë se “Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën”.
Krasniqi ka thënë se “Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës”
“Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri. Fol Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Back to top button