Sogojeva për RTV21 tregon vendimin për dasmat

 
Kryetari i Odës së hotelerisë dhe turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva për RTV21 ka deklaruar se nga sot do të lejohen dasmat duke shfrytëzuar 30% e sallës.
Sipas tij sektorët do t’i përshtaten manualit ku në 30% të hapësirave të mbyllura do të lejohet puna, e që i bie në 100 m2 do të lejohen 40 persona.
Ai shtoi se nga fillimi i korrikut do të ketë edhe lehtësime të tjera, duke thënë se masa kufizuese për grumbullimin e më shumë se 10 personave do të zgjatet deri në orën 01:00./21Media

Back to top button