Lajçaku takon Nulandin: Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se e ka takuar Nënsekretaren për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit Amerikan, Victoria Nuland, me të cilën kanë diskutuar për situatën në Kosovë.

Lajçak ka thënë se me Nënsekretaren Nuland kanë ndarë vlerësimin e njëjtë për situatën në veri të Kosovës dhe për zgjidhjen e krizës.

Ata janë pajtuar se është i rëndësishëm de-përshkallëzimi i menjëhershëm dhe kthimi në dialogun e lehtësuar nga BE.

“Pata një bisedë shumë të mirë me Nënsekretaren Victoria Nuland. Ndamë vlerësimin e njëjtë për krizën në Kosovë dhe zgjidhjen e saj. U pajtuam mbi rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak.

Back to top button