Lama: Ndalimi i mallrave serbe nuk bëhet me rrotullim te kamionëve, por me vullnet të popullit

(Lajm i përditësuar)

Lama: Ndalimi i mallrave serbe nuk bëhet me rrotullim te kamionëve, por me vullnet të popullit

Analsitja Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se ndalimi i përdorimit të mallrave serbe, bëhet me vullnet dhe vetëdijësim të lartë të qytetarëve.

”Për të mos marrë mallrat serbe duhet marrë vendim radikal pavarissht ga kostot t’i nuk blen mallra nga armiku ytë. Kjo nuk bëhet me rrotullim te kamionëve, bëhet me vullnet politik të popullit dhe vetëdijësim të lartë”, tha Lama.


Smajli: Varësin ekonomike nga Serbia nuk  e kemi

Remzi Smajli profesor Universitar në ”Click” të RTV21 tha se ekonomia e Kosovës nuk është e varur nga Serbia.

”Varësia ekonomike direkte e Kosovës nga Serbia nuk është, në kuptimin e produkteve, lëndëve të para nuk e kemi”, tha Smajli.


Smajli: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nuk do jetë rast i normës kushtetuese për rastet tjera

Remzi Smajli profesor Universitar në ”Click” të RTV21 tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit është rast specifik, që nuk do jetë rast i normës kushtetuese për rastet tjera.

”Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit është vendim i veçantë dhe nuk do jetë rast i normës kushtetuese për rastet tjera, Gjykata Kushtetuese ka sjell një vendim në bazë të Gjykatës Supreme dhe Gjykatave tjera, ajo e ka vërtetu një vendim të Gjykatës Superme”, tha Smajli.

Ai tutje ka shtuar se ”Ky vendim është i pa drejtë,  jo i padrejtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, por nga instanca tjera gjyqësore”.


Makshana: Nuk ka pasur progres në luftimin kundër korrupsionit, Qeveria e thotë të kundërtën

Lavdim Makshana hulumtues në IKD sonte në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria e Kosovës nuk e ka prioritet luftën kundër korrupsionit, duke u bauzar në mos miratimin e një strategjie kundër korrupsionit në vitin 2023.

”Deri në fund të vitit 2023 Qeveria e Kosovës është dashur ta miratoj një startegji kundër korrupsionit, jemi në vitin 2024 ende nuk ka një strategji, kjo tregon se sa prioritet e kanë luften kundër korrupsionit”, tha Makshana.

Makshana tutje tha ”Nuk ka pasur progeres në luftimin kundër korrupsionit, Qeveria e thotë të kundërten për shkak të perceptimit të qytetarëve që ka luftë kundër korrupsionit”.


Makshana: Çdo kritikë ndaj Sistemit Gjyqësor konsiderohet si ndërhyrje në Sistemin Gjyqësor

Lavdim Makshana hulumtues në IKD sonte në ”Click” të RTV21 tha se me parimet Kushtetuese çdo kritikë ndaj Sistemit Gjyqësor konsiderohet si ndërhyrje në Sistemin Gjyqësor.

”Nëse i shohim parimet Kushtetuese, standartet më të mira ndërkombëtare, çdo kritikë ndaj Sistemit Gjyqësor konsiderohet si ndërhyrje në sistemin gjyqësor”, tha Makshana.

”Jo të perzihet Qeveria në punët e Gjyqësorit, një raport i Komisionit të Venecias thotë se Qeveria duhet t’i bëjë komentimet duhet të ruhet nga vlersimet që mos të vijë deri në atë pikë që vendimet të duket si të ndikuara politikisht”, tha Mashkana.


Ndalimi i dinarit serb, Smajli: Për ta shtyer afatin mund ta zmbraps vetëm presioni i Bashkësisë Ndërkombëtare

Shtyerja e afatit të imlementimit të vendimit të Bankës Qendore të Kosovës që thotë se nga 1 shkurti në Kosovë ndalohet përdorimi i dinarit serb, mund të bëhet me presionin e Bashkësisë Ndërkombëtare, kështu deklaroi  Remzi Smajli profesor Universitar në ”Click” të RTV21.

”Në këtë vendim Bankën Qendrore të Kosovës për ta shtyer afatin e implementimit mund ta zmbraps vetëm presionin i Bashkësisë Ndërkombëtare”, tha Smajli.


Ndalimi i dinarit serb, Lama: Vuçiqi menxi s’ka prit që t’i vinte një gjë e tillë në dorë që të eskalonte 

Analsitja Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se ndalimi i danirt serbë në Kosovë po politizohet nga ana e Serbisë.

Ajo gjithashtu tha se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës ka edhe alternativa tjera, por sipas saj, ”Vuçiqi menxi s’ka prit që t’i vinte një gjë e tillë në dorë;”.

”Rregullorja i ka dhënë disa alternativa nuk është vetëm ndalimi po politizohet nga ana e Serbisë, Vuçiqi menxi s’ka prit që t’i vinte një gjë e tillë në dorë që të eskalonte në gjuhën e tij. Bashkësia Ndërkombëtare duhet që krahas kërkesave për Kosovën, të bëjë kërkesa edhe për Serbinë që t’i nënshtrohet sistemit financiar”, tha Lama.


Smajli: Në Leposaviq ka qenë një kasafortë me dinarë të Serbisë

Remzi Smajli profesor Universitar në ”Click” të RTV21 duke komentuar rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës e cila do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti, e cila thotë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro, kështu duke ndaluar në Kosovë dinarin serb.

Smajli ka treguar se në Leposaviq ka qenë një kasafortë me dinar të Serbisë.

”Në Leposaviq ka qenë një kasafortë e parave, dinar të Serbisë, të cilat janë shpërndarë nëpër Kosovë”, tha Smajli.


Smajli: Kosova ka pasur humbje nga dinari, mund të ketë edhe në të ardhmen

Remzi Smajli profesor Universitar në ”Click” të RTV21 ka thënë se Kosova ka humbur shumë me përdorimin e dinarit, teksa nuk ka përjashtuar mundësin se do ketë humbje edhe në të ardhmen.

”Kosova ka pasur humbje nga dinari dhe mund të ketë në të ardhmen”, tha Smajli.

Tutje Smajli ka sqaruar se ”Rregullorja e re e Bankës Qendrore nuk e ndalon dinarin, por përjashton në qarkullimin e pagesave në Kosovë çdo valutë tjetër vec euros”.

Banka Qendrore e Kosovës javën e kaluar ka miratuar rregulloren e cila do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti. Përmes kësaj rregulloreje monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e autoriteteve financiare për paratë e gatshme, me anë të të cilit ndalohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë./21Media

Back to top button