Kaloni te përmbajtja kryesore

Landberg: Kosova partnerë i besueshëm për të luftuar terrorizmin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë vizitës në SHBA është takuar me përfaqësues të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Byrosë kundër Terrorizmit si dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Parë për Byronë e Sigurisë Diplomatike dhe Drejtorin e Shërbimit të Sigurisë Diplomatike, z. Carlos F. Matus.
Përveq tyre, Sveçla është takuar edhe me zëvendës Koordinator për Reagim ndaj Krizave dhe Politikave Teknike në Byronë e Kundër Terrorizmit, Departamenti i Shtetit të SHBA-së, Chriss Landberg i cili ka theksuar se Kosova MPB janë partnerë të besueshëm dhe të fortë në përpjekjet e tyre për të luftuar terrorizmin dhe theksoi faktin se Kosova është një shembull në rajon në lidhje me punën e bërë në fushën e luftimit të terrorizmit, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe riintegrimin dhe riatdhesimin e njerëzve nga Siria.
Ndërsa gjatë takimit me Matus, u vlerësua lartë bashkëpunimi me Kosovën në terren dhe gatishmërinë për sigurimin e shkëmbimit në kohë të informacionit si dhe gatishmërinë e vendit për strehimin e përkohshëm të qytetarëve afganë si dhe përkushtimin në luftimin e krimit.
”Shkëmbyem pikëpamjet tona për fokusimin e mëtejmë në Policinë e Kosovës dhe po ashtu shprehëm nevojën për të vazhduar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta në ngritjen e kapaciteteve të institucionit tonë në fushën e sigurisë, me fokus sigurinë kibernetike përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Kosova është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfshirjen e saj në programet që kontribuojnë në institucione efikase në luftimin e krimit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit që do të garantojnë siguri për rajonin dhe më gjerë”, ka shkruar Sveçla./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button