​Larja e parregullt e flokëve shkakton dhimbje në lëkurën e kokës

E keni dëgjuar shprehjen “më dhembin flokët”? Kjo nuk është vetëm një lojë fjalësh. Ekziston një arsye pse flokët dhembin.
Ndoshta logjika dikton që flokët nuk mund të lëndohen, por si mund të ndodhë kjo. E gjitha fillon nga skalpi i kokës dhe më pas përhapet nëpër flokë. Ju jeni 50 për qind fajtor për dhimbjen, dhe 50 për qind tjetër është trupi juaj.
Një skalp i yndyrshëm natyral ose larja e parregullt mund të çojë në akumulimin e yndyrës në lëkurën e kokës. Kjo shkakton inflamacion dhe kruajtje, madje edhe dhimbje. Edhe nëse e gërvishtni veten, ju inkurajoni lirimin e një kimikati që do të bëjë që i gjithë skalpi të inflamohet. Me fjalë të tjera, në atë pjesë të kokës do të gjendet më shumë gjak, duke shkaktuar një dhimbje pulsuese.
Por, dhimbjet mund të shfaqen edhe pas larjes dhe për këtë duhen fajësuar produktet e flokëve që përdorim, sepse vajrat dhe papastërtitë mblidhen falë kimikateve nga ato produkte. Për të parandaluar këtë dhimbje, lani flokët rregullisht dhe përdorni sa më pak produkte për flokët që i “mbysin”. Gjithashtu, përdorni shampon që shpërbëjnë vajin.

Back to top button