Latifi e Korenica ftojnë qytetarët e Rahovecit të votojnë

Kandidatët për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi nga AAK-ja dhe Visar Korenica nga VV-ja kanë votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Latifi përmes një postimi në “Facebook”, ka ftuar qytetarët që të votojnë.
“Në këtë ditë të bukur nëntori, me bashkëshorten Fatimen dhe djalin Etnikun, e kryem obligimin qytetar – VOTUAM. Ardhmërinë e keni në një të rënë lapsi. Vendimi juaj përcakton rrugën që duhet ndjekur drejt zhvillimit. Ditë më të mira e presin Rahovecin. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj: VOTONI”, ka shkruar ai.
Po ashtu edhe Visar Korenica nga VV-ja pati një porosi për qytetarët që të dalin e të votojnë .
“Sot është dita kur përcaktohet fati dhe kahja në të cilën po shkon komuna jonë. Ftoj qytetarët e komunës së Rahovecit që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës me përgjegjësi të madhe për demokracinë dhe komunën në të cilën do jetojnë fëmijët tanë”, ka shkruar ai.
Sot po zhvillohet procesi i votimit në 21 komuna të Kosovës, të cilat shkuan në balotazh pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit./21Media

Back to top button