LDK dhe AAK pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti

1 min read

Deputetët e opozitës kanë përkrahur plotësisht projektligjin që mundëson tërheqjen e një shume të caktuar nga Trust ii cili u prezantua sot nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në Komisionin për Buxhet

Deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti tha se e mbështesin plotësisht projektligjin që mundëson tërheqjen e një shume të caktuar nga Trusti.
Hoti po ashtu pati kritika për qeverinë Kurti, që siç tha ai nuk po kompenson qytetarët në këtë kohë krize.

Deputeti nga AAK, Pal Lekaj ka ftuar pozitën t’i lë inatet anash dhe ta mbështes tërheqjen e mjeteve nga Trusti në këtë krizë financiare.

Deputetja Duda Bale ka thënë se do të abstenon sa i përket Trustit.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja, tha se nuk po e kundërshtojnë këtë Projektligj për çështje inatesh, por Trusti është obligim nuk është opsion.