Rizvanolli për linë e majmunëve: Ekziston rreziku, duhet të jemi të përgatitur..

Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral i cili prekë zakonisht njerëzit nga zonat tropikale të Afrikës perëndimore e qendrore.
Por, në shumë vende të botës tashmë veçse janë paraqitur rastet e para.
Italia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Spanja, Portugalia, Kanadaja janë disa nga vendet që tashmë kanë konfirmuar rastet e para.
Në Për Ditë të Mbarë të RTV21, Sinan Rizvanolli ka thënë se këto raste të paraqitura me linë e majmunëve në vendet jo-endemike janë brengosëse.
Rizvanolli shtoi se Kosova është vend i hapur dhe se rreziku ekziston, prandaj duhet që të gjithë të jenë të përgatitur./21Media

Back to top button