LDK e Gjilanit mbjell fidan për Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

Një akt simbolik i LDK-së për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri së bashku me kandidatët për deputet, kanë mbjellë një fidan në oborrin e selisë së Lidhjes Demokratike, përkatësisht në rrugën “Idriz Seferi”, në përvjetorët e mëdhenj të lindjes dhe vdekjes së kolosit të kombit.

Haziri ka thënë se ky është një akt simbolik i LDK-së me porosinë për ruajtjen dhe mbrojtjen ambientit tonë.

“Pikërisht në rrugën që e mban emrin e kolosit të Karadakut, kjo është simbolikë dhe thirrje edhe njëherë për qytetarët që ta ruajnë dhe mbrojnë mjedisin. Dua të theksoj se Komuna e Gjilanit, si asnjëherë më parë, iu ofron të gjithë qytetarëve që duan të shënojnë ndonjë përvjetorë të rëndësishëm, qoftë martesë apo maturë, ne ju ofrojmë hapësirë në qytet. Në këtë mënyrë, ne e mbrojmë jetën tonë”, tha Haziri./21Media 

Back to top button