Prishtina marrëveshje bashkëpunimi për arsim me korporatë ndërkombëtare

Kontrata do të realizohet në dy faza

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, lidhur me projektin për të tërhequr investime private në sektorin e arsimit në mënyrë që edhe më tutje të përmirësohet infrastruktura dhe cilësia e arsimit në Komunën e Prishtinës.

Njësia e Shërbimeve Këshillimore për Transaksione të Partneritetit Publiko Privat të Korporatës Financiare Ndërkombëtare  do të ndihmojë Komunën e Prishtinës në strukturimin dhe zbatimin e kontratës e cila do të përfshijë projektimin, ndërtimin dhe financimin e katër ndërtesave të reja shkollore, rinovimin e dy shkollave ekzistuese dhe kryerjen e disa shërbimeve jo akademike për një periudhë të caktuar.

Kontrata do të realizohet në dy faza, duke kryer analizën e arsyeshmërisë së projektit, vlerësimin e interesit të investitorëve dhe strukturimin e transaksionit dhe duke hartuar dokumentacionin e tenderit dhe duke  mbështetur Komunën e Prishtinës në zbatimin dhe përfundimin e procesit të tenderimit./21Media

Back to top button