Kaloni te përmbajtja kryesore

LDK-ja dënohet me 20 mijë euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes” gjatë fushatës zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje u ankua në PZAP se kandidatja për deputete nga LDK-ja, Xheneta Syka, ka publikuar video në Facebook ku e krahason kryeministrin Albin Kurti me nazistin Adolf Hitler.

Për këtë arsye, më 15 janar, PZAP-ja e ka dënuar LDK-në me 20 mijë euro gjobë e cila duhet të paguhet në afat prej 15 ditësh.

PZAP-ja ka konstatuar se videoja ishte postuar në profilin e Sykës, por ishte fshirë më pas.

Ankesa e LVV-së ishte bërë më 13 janar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button