LDK-ja në Mitrovicë përjashton Armend Agollin

Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka përjashtuar nga grupi parlamentar dhe funksionet e tjera të partisë, Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina-Imerin.
Në njoftim thuhet se Agolli dhe Morina-Imeri, që nga mbarimi i procesit të zgjedhjeve lokale, “kanë vepruar në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e partisë, duke bashkëpunuar me partitë tjera, në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke mbivotuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së”.
“Të njejtit kanë shkelur mbi besimin që strukturat dhe votuesit besnik të LDK-së u kanë dhënë. Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia politike e aktivistëve të saj besnik”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në garë për Mitrovicën ishin Armend Agolli nga LDK-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja dhe nga Lëvizja Vetëvendosje Agim Bahtiri.
Agolli ka marrë 3 mijë e 636 vota apo 11.78 % të votave./21Media

Back to top button