LDK kërkon dorëheqjen e Besnik Bislimit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjn e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili  u demantua nga zëvendës-sekretari i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, lidhur me përshkrimin e asaj që është biseduar sot në takimin mes tyre.
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se përfaqësimi jo dinjitoz i Bislimit dëmton procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi demantohet rëndë nga zëvendës-sekretari i Këshillit të Evropës, zotëri Berge, i cili thotë se ajo çka kam biseduar me zotëri Bislimin nuk është ajo çfarë ai ka paraqitur”, tha Halimi.
Sipas saj, kjo është një skandal i madh diplomatik, që po i kushton rëndë vendit tonë.
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka bërë përshkrimin e drejtë të takimit që kanë pasur të mërkurën për aplikimin e mundshëm të Kosovës për pranim në këtë organizatë.
Teksa Bislimi në Twitter ka thënë se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për aplikim për pranim në Këshill të Evropës, zyrtari i organizatës ka thënë se nuk ka qenë interpretim i drejt i qëndrimit të tij./21Media

Back to top button