LDK kërkon nga Qeveria shkarkimin e Rakiqit dhe ndalimin e ndërtimit të universitetit në veri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj gurë-themelit të “Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Veriut”.
LDK-ja përmes një komunikate për media, ka thënë se më këtë veprim është de-legjitimuar shteti i Kosovës dhe duke u nëpërkëmbur edhe identiteti i Universitetit të Prishtinës.
Ky subjekt kritika ka drejtuar edhe kah Qeveria e Kosovës.
Ata kanë kërkuar shkarkimin e ministrit Goran Rakiq, i cili mori pjesë në vënien e gurë-themelit të këtij objekti dhe të parandalojë me çdo kusht ndërtimin e këtij objekti.
Sipas LDK-së, Qeveria Kurti, me gjithë fuqinë ekzekutive dhe shumicën absolute parlamentare që ka, po lejon që ministrat e saj, dhe të Republikës së Kosovës pa dallim, të marrin pjesë në këto aktivitete që de-legjitimojnë shtetin tonë.
“Praktikantët janë strukur e janë shndërruar në spektatorë. Prandaj, ndërmarrja e hapave është e largët këtu. Kryeministri Kurti duhet t’i zëvendësojë deklaratat boshe në Bruksel, me veprime konkrete në territorin e shtetit të tij. Ai duhet menjëherë, e pa vonesë, ta shkarkojë ministrin nga radhët e minoriteteve dhe me çdo kusht të parandalojë ngritjen e universitetit paralel në veri”, përfundon reagimi i LDK-së./21Media

Back to top button