LDK kërkon vazhdimin e kontratave për 1000 punëtorë shëndetësorë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që t’ua vazhdojë kontratat e punës mbi 1000 punëtorëve shëndetësorë të cilit ishin angazhuar gjatë pandemisë.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ardian Shala, ka thënë se shtimi i infermierëve është i domosdoshëm në të gjitha institucionet e shëndetit.
“Janë vënë në pikëpyetje edhe shërbimet e tjera shëndetësore me numrin e vogël të infermierëve dhe stafit.”, tha ai.
Sipas Shalës reduktimi i stafit tash, do ta vështirësojë edhe vaksinimin kundër COVID-19.
“Mungesa e infermierëve është evidente në çdo klinikë në QKUK, spitale rajonale dhe QKMF. Rast tipik është klinika Pediatrike që ka filluar rishtazi punën dhe që ballafaqohet me mungesa të mëdha të stafit”.
Shala tutje tha se nga janari 95 mjekë janë larguar nga Kosova, sipas tij shumica e atyre që kanë mbetur në vend janë më në moshë./21Media

Back to top button