LDK: Raporti i DASH-it konfirmim i shqetësimeve të ngritura në vazhdimësi

Lidhja Demokratike e Kosovës kanë reaguar raportit të fundit Departamentit amerikan të shtetit, për Kosovën për vitin 2023.

Sipas LDK-së ky raport është konfirmim i të gjitha shqetësimeve të tyre të cilat janë ngritur në vazhdimësi.

“ Raporti në fjalë i dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit, siç është cekur edhe në raport “korrupsionit serioz të Qeverisë”. LDK, në vazhdimësi ka tërhequr vëmendjen dhe ka denoncuar publikisht dyshimet për korrupsion nga Qeveria, duke përfshirë edhe qindra tenderë sekretë që kjo qeveri ka nënshkruar, në vlerë prej mbi 240 milionë euro. Pra ka propagandë dhe nuk ka luftë kundër korrupsionit siç pretendon Qeveria e Kosovës, gjë të cilën e vërtetoi dhe raporti DASH-it.” , thuhet në njoftimin e LDK-së

Ky subjekt politik i ka bërë thirrje Prokurorisë së Kosovës që të trajtojë të gjitha shqetësimet e ngritura deri më sot.

“Kërkojmë që prokuroria të zbatojë ligjin pa asnjë pengesë dhe të hetojë me seriozitet të gjitha dyshimet për korrupsion dhe papërgjegjshmëri qeveritare. LDK është e përkushtuar të vazhdojë të ngris zë në mbrojtje të institucioneve tona, nga korrupsioni që ka instaluar kjo Qeveri. LDK po ashtu do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat institucional që përgjegjësit për veprat e tyre të jenë para ligjit. Kosova meriton një qeverisje të pastër dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e saj, dhe ne jemi të vendosur të punojmë drejt këtij qëllimi.”, ka përfunduar LDK-ja./21Media

Back to top button