LDK thotë se me policët e suspenduar duhet të dorëhiqet edhe ministri

Suspendimin e zyrtarëve policorë, të dyshuar për moskryerje të detyrës në rastin e vrasjes së gruas shtatzënë, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi Halimi e ka quajtur lajm të mirë, por, siç ka thënë ajo se “bashkë me ta duhet të shkojë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër. Gruaja që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor. Pra, ishte nën përkujdesjen e shtetit që dështoi ta mbronte atë. Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij”, ka shkruar Halimi në Facebook.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Prishtinës e ka zbatuar rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) për suspendimin e katër zyrtarëve policorë lidhur me vrasjen e  gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.
Sveçla po ashtu bëri të ditur se të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal./21Media
Back to top button