Lekaj – Kurtit: Albin ku je? Mos u fsheh, merri përgjegjësitë që të takojnë

“Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty!”

Ministri në largim i infrastrukturës, Pal Lekaj duke iu referuar mostakimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të VV-së, Albin Kurti, ka kërkuar nga ky i fundit që të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Në një postim në Facebook, Lekaj ka shkruar se kur i erdhi dita Kurtit, ai zgjodhi të mos jetë aty.

“Albin ku je? Mos u fsheh! Merri pergjegjësitë që të takojnë! 15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme. Dhjetra protesta të organizuara. Qindra aktivistë të burgosur. Mijëra ditë burg të mbajtura. Tre qytetarë, përkrahës tu të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde. Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty! DËSHPËRUESE!”, ka shkruar ai në Facebook.

Thaçi sot i ka dërguar ftesë kreut të VV-së, Albin Kurti, për takim në lidhje me mandatarin për formimin e qeverisë së re. Takimi i tyre nuk do të zhvillohet për shkak se lideri i VV-së nuk ndodhet në Prishtinë./21Media

Back to top button