Lëndohen dy persona në një aksident në Istog

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut në ora 18:4 të martën.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur ne fshatin Gurrakoc, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti 2 persona kanë pësuar lendime trupore, të lenduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?