Lëndohet një polic në aksionin për konfiskimin e alkoolit në Hoçë të Madhe

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar në aksionin për konfiskimin e alkoolit në Hoçë të Madhe të Rahovecit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Për njoftimin tuaj gjatë ditës, disa banorë atje kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke penguar zyrtarët policorë dhe doganierët në kryerjen e detyrës zyrtare, me ç’rast një zyrtar policor është lënduar lehtë”, ka thënë Elezaj.
Dogana e Kosovës pasi kishte gjetur në fshatin Hoçë e Madhe, në një dyqan dhe veprimtari prodhuese duke u shitur dhe prodhuar alkool pa u respektuar ligjet përkatës, ka kërkuar asistencë nga Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë për sekuestrimin e alkoolit të gjetur.
Dogana ka njoftuar se sot janë sekuestruar 42 mijë litra alkool.
Zyrtarët policorë nga DRP-Gjakovë janë duke vazhduar të asistojnë Doganën e Kosovë në sekuestrimin e alkoolit në fjalë./21Media

Back to top button