Leona Lewis konfirmon lajmin se është në pritje të ëmbël

Leona Lewis ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.
Fituesja e X Factor tregoi barkun e rrumbullakosur me një fustan të zi, fotografi me anë të të cilave njoftoi se është në pritje të një fëmije me bashkëshortin, Dennis Jauch.
“Mezi pres të të takojë në verë”, ka shkruar 36 vjeçarja në Instagram.
Burime pranë çiftit kanë thënë se ata janë shumë të lumtur dhe mezi presin që familja e tyre të rritet.
Leona është martuar me Devis në vitin 2019, pas një lidhje prej dhjetë vjetësh.
Një vit pas martesës, Leona kishte thënë se dëshiron të bëhet nënë, por me qejf do e birësonte një fëmijë për shkak të përvojës së nënës së saj e cila është rritur në jetimore.
“Unë dua fëmijë, Denis dhe unë kemi folur edhe për të birësuar. Nëna ime është rritur në jetimore dhe askush nuk ka dashur ta adoptojë atë, prandaj do doja ta birësoja një fëmijë”, është shprehur Leona./21Media

Back to top button