Mësimdhënësit me probleme shëndetësore, ende nuk dihet numri i saktë i tyre

Javën e kaluar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka ndarë për vitin 2022 grantin prej 1 milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore.
Por, për sa mësimdhënës me probleme shëndetësore në total bëhet fjalë ende nuk dihet.
MASHTI për portalin rtv21.tv ka treguar se janë duke punuar në infrastrukturën ligjore që secili mësimdhënës ta kryej punën e vet pa brengën e shqetësimeve që i sjell shëndeti.
“MASHTI , ose grupi punues i thirrur për këtë çështje është duke punuar në rregulloren që i përcakton saktë detajet se si duhet të veprohet dhe cili mësimdhënës mund të trajtohet si i tillë”, thuhet në  përgjigjen e MASHTI-it.
Sipas MASHTI-it ende nuk dihet numri i saktë i mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore.
“Sa i përket numrit të saktë mund t’ju them se raportet vijnë nga komunat e të cilat ende janë në fazë të shqyrtimit të rasteve”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-it.
Ndryshe vitin e kaluar, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës – SBAShK, Rrahman Jashari, në ”Click”, të RTV21 vitin e kaluar ka thënë se në sistemin arsimor janë 400 të punësuar me sëmundje të rënda./21Media 

Back to top button