Lepuj prej çokollate mbajnë vaksina në duar

 
Ka edhe disa ditë deri në shënimin e kremtës së Pashkëve Ortodokse, por besimtarët tashmë kanë filluar përgatitjet për kremtim. Një pastiçeri e cila ndodhet në kryeqytetin grek, po tërheqë vëmendje të madhe për këtë kremtë. Atje përgatiten çokollata në forma lepujsh.
Këta lepuj kanë edhe diçka të veçantë. Pronari i pastiçerisë Tasos Vazaks, lepujve u vendos maska në fytyrë, ndërkaq në duar u vendos nga një shiringë vaksine.
Vazaks me këta lepuj pashkësh ka një qëllim të rëndësishëm, e ai është që përmes tyre tu bartë mesazh klientëve të tij që të dalin e vaksinohen kundër COVID-19.
Ky pronar pastiçerie ka thënë se këtë vit vazhdojnë tu dërgojnë mesazhe njerëzve me produktet e tyre se të gjithë duhet të vaksinohemi.
Vazakas ka thënë se për të zgjidhur problemin që ka përfshirë botën, duhet të luftojmë së bashku, të vaksinohemi dhe të mendojmë pozitivisht.
Vazakas për krijimin e maskave përdorë krem sheqeri.
Tregu i vendit në Greqi ka filluar të hapet, me ç’rast Vazakas mendon se është shumë me rëndësi që ai po hapet sepse njerëzit janë lodhur nga izolimi dhe duan të dalin jashtë. Megjithatë ai beson se shumë persona do të vaksinohen gjatë muajit të ardhshëm dhe më pas njerëzit do ta kenë më të lehtë që të dalin jashtë për të kaluar kohën.
Sa i përket pastiçerive e furave të bukës, ato kanë qenë të hapura gjatë gjithë izolimit, por për kremtën e Pashkëve që do të shënohen këtë të diele, autoritetet greke kanë marrë masa për mbrojtje nga COVID-19./21Media

Back to top button