PDK-ja zbulon kandidatin për kryetar të Podujevës

Hajredin Hyseni do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e PDK-së

Këtë lajm e dha sot kryetari i PDK-së Kadri Veseli gjatë tubimit zgjedhor që sot u mbajt në Palestrën e Sporteve në këtë qytet, i cili qe 17 qeveriset nga LDK-ja.

Hajredin Hyseni ka mbajtur poste të ndryshme në Qeveri si dhe ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ka qenë i burgosur politik gjatë viteve tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta. Zgjedhjet komunale mbahen në nëntor të këtij viti./21Media

Back to top button