Lëshohen dy satelitë të Shqipërisë në hapësirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se janë lëshuar në hapësirë dy satelitët shqiptarë, Albania 1 dhe 2.
Ai ka postuar një video gjatë lëshimit të tyre në Florida, ku është lëshuar raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6.
“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button