Lëshohen nga spitali “Pirogov” dy të lënduar në aksidentin me autobus

Nga Spitali i Sofjes ”Pirogov”, janë liruar dy nga qytetarët të cilët mbetën të lënduar në aksin rrugor në autostradën ”Struma”.
Kështu ka bërë të ditur korrespondenti i MIA-së nga Sofja, ku ks treguar se pacientët e lëshuar janë stabil dhe në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkaq, prritet të merren për mbikëqyrje të mëtejshëm në objektet mjekësore në Maqedoninë e Veriut.
Kështu dokotoresha, Anastasia Viktorova nga Klinika për Djegie dhe Kirurgji Plastike në Spitalin NU ”Pirogov”, pacientët ia ka dorëzuar qytetarët ekipeve mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan TV21.
Ndërkaq, katër të lënduarit e tjerë në aksident janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pacienti i shtatë, i cili më parë është operuar në Klinikën për Ortopedi dhe Traumatologji, e më pas në Klinikën për Neurokirurgji, është në gjendje stabile, e të pandryshuar që nga dita e djeshme.
Ndërsa, sipas paralajmërimeve, edhe dy nga udhëtarët e lënduar do të dalin nga spitali nesër, dy më 30 nëntor dhe një më 1 dhjetor.
Kujtojmë që, katër ditë më parë të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, kanë vdekur pasi një autobus u përplas dhe mori flakë në Bullgarinë perëndimore, shumica prej të cilëve ishin turistë nga Maqedonia e Veriut./TV21

Back to top button