Lëshohet në qarkullim postar emisioni i pullave postare “Mbrojtja e ambientit”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese, ky emision përmes pamjeve të pullave postare bartë mesazhet për rëndësinë e ambientit të pastër, rrezikun e ndotjes nga qeset plastike, si dhe formën edukative të përdorimit të materialeve të riciklueshme.

“Mbrojtja e ambientit, në aspektin global, është pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin Tokë”, thuhet në komunikatë.

Pjesë përbërëse e këtij emisioni është edhe Zarfi i Ditës së Parë, i cili do të qëndrojë në qarkullim postar deri në konsumimin e plotë.

“Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj vazhdon me përkrahjen e të gjitha iniciativave për të mirën e qytetarëve, si dhe për promovimin e shtetit tonë nëpër botë”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button